Konfiskohet drogë në vlerë prej 70 mijë eurove, arrestohen katër persona në Suharekë
Foto: PK

Konfiskohet drogë në vlerë prej 70 mijë eurove, arrestohen katër persona në Suharekë

Kronika April 21, 2024 - 10:05

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe prokurorinë, ka bërë të ditur se pas një pune intensive operative dhe hetimore në terren kanë arritur të realizojnë identifikimin e katër personave të dyshuar në drejtim të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve”.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria dhe në vazhdën e operacionit policor me autorizim nga prokurori/ja kujdestare është realizuar kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit me iniciale (S. S.) në fshatin Grejkoc të Suharekës dhe gjatë kontrollit si prova/dëshmi materiale janë sekuestruan si në vijim:

-Pesë paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë 50.600 Kilogramë (Pesëdhjetë kilogramë e 600 gramë).
– Një pushkë gjuetie dhe 30 fishekë.
– Një diviar
– Një veturë
– Një telefon Samsung me kartela të operatorëve Vala dhe Ipko.
– Një peshore digjitale.
– Para të Gatshme, 1,425 euro
– Një Iphone 12 pro.
– Një telefon Samsung.
– Një telefon Iphone XS .
– Një Telefon Nokia .
– Një veturë BMW.

Sipas njoftimit të Polcisë thuhet se të dyshuarit e arrestuar janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit ndalohen për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.

"Vlera e substancës së dyshuar narkotike e cila është konfiskuar është rreth 70.000.00 euro", thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri