Dy të lënduar në një vetaksident në Rixhevë të Klinës
Kronika
April 21, 2024 - 14:11
Dy persona kanë pësuar lëndime truprore si pasojë e një vetaksidenti, që ka ndodhor gjatë ditës së sotme në fshatin Rixhevë të Klinës.
Lajmin e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
“Vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00 në fshatin Rixhevë të Klinës. Të lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal”, ka thënë Rugova. /Zëri