Vdes një grua në Rahovec, dyshohet se ra nga një lartësi 1.5 metra
Foto:Ilustrim

Vdes një grua në Rahovec, dyshohet se ra nga një lartësi 1.5 metra

Kronika April 23, 2024 - 08:29

Policia e Kosovës ka nisur hetimet pas vdekjes së një gruaje dje në Rahovec.

Ajo gjatë të hënës ishte dërguar pa shenja jete në Emergjencë, ndërsa sipas familjarëve ajo ishte rrëzuar nga një lartësi 1.5 metra, transmeton Zeri.info.

“Raportohet se viktima femër kosovare është sjellë pa shenja jete në Emergjencë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Sipas familjarëve, viktima është rrëzuar nga një lartësi 1.5 metra. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri