Arrestohen tre burra në Klinë, sulmuan policët gjatë një proteste

Arrestohen tre burra në Klinë, sulmuan policët gjatë një proteste

Kronika April 23, 2024 - 10:04

Policia ka arrestuar të hënën tre persona në Pejë, pasi kishin sulmuar zyrtarët policorë gjatë një proteste.

Lëndime trupore nga ky rast kanë pësuar dy zyrtarë policorë dhe dy të dyshuar, transmeton Zeri.info.

“Janë arrestuar tre të dyshuar, meshkuj kosovarë, pasi gjatë një proteste nuk u janë bindur urdhrave dhe kanë penguar zyrtarët policorë gjatë detyrës zyrtare, duke i sulmuar ata. Lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë policorë dhe dy të dyshuar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Kujtojmë se dje banorët kanë protestuar kundër ndërtimit të rrugës Gjurgjevikë – Kijevë, ku edhe ndërhyri policia më pas. /Zëri