Theren me thikë babë e bir në Shkodër, arrestohet i dyshuari

Theren me thikë babë e bir në Shkodër, arrestohet i dyshuari

Kronika April 23, 2024 - 22:19

Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Policia ka bërë të ditur se në lidhje me këtë rast është arrestuar një i dyshuar, shkruan TCh.

“Rreth orës 20:40, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, gjatë një konflikti motive të dobëta për  janë dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit Sh. L., 52 vjeç dhe E. L., 19 vjeç (babë e bir), të cilët u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën”.

“Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, i autorit të dyshuar, shtetasit A. M., 26 vjeç, banues në Shkodër”, thuhet në njoftimin e Policisë.