Gjykata e Beogradit dënon me 52 vjet burgim shtatë serbë për krime lufte në Kosovë
Foto:Laura Hasani

Gjykata e Beogradit dënon me 52 vjet burgim shtatë serbë për krime lufte në Kosovë

Kronika April 24, 2024 - 12:07

Ish-anëtari i ushtrisë jugosllave, Toplica Miladinoviq, u dënua para Departamentit Special të Gjykatës së Lartë në Beograd me 20 vjet burg për krime lufte kundër popullatës civile në vitin 1999 në rrethinën e Pejës në Kosovë.

Ai u dënua se si komandant i brigadës 177 kishte urdhëruar emigrimin e civilëve shqiptarë, me qëllim dëbimin dhe se kishte ditur për vrasje e grabitje gjatë emigrimit, raporton N1, transmeton Klankosova.tv.

Aktakuza përshkruan me detaje pushtimin e fshatrave, vrasjet, grabitjet, djegien e shtëpive dhe dëbimin e civilëve në drejtim të Shqipërisë.

Përveç Miladinoviqit, Predrag Vukoviq, u dënua me 13 vjet, Abdulah Sokiq me 12, Sinisha Mishiq me pesë, ndërsa Llazar Pavloviq, Slavisha Kastratoviq dhe Boban Bogiçeviq u dënuan me nga dy vjet.