Vdes në QKUK një shtetase e Serbisë
Kronika
April 28, 2024 - 10:23
Një person ka ndërruar jetë në QKUK gjatë së shtunës.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, viktima ishte shtetase e Serbisë dhe siç theksohet, e njëjta ishte sjellë në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan Zeri.info.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Njoftimi i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
HETIM MBI VDEKJEN
Prishtinë 27.04.2024 -13:02. Është raportuar se viktima femër shtetase e Serbisë, e cila ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK Prishtinë, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. /Zëri