79-vjeçari vdes në Entin Special Mental në Ferizaj
Kronika
April 28, 2024 - 19:28
Një 79-vjeçar ka vdekur në Entin Special Mental në Ferizaj, ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Ferizaj.
Zëdhënës i policisë rajonale për Ferizaj Qazim Reka, ka thënë se rasti ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 10:20.
“Sot rreth orës 10:20 jemi informuar se në Entin Special Mental Ferizaj, personi B.K. (79), me të meta mentale, ka vdekur në mënyrë natyrale. Këtë e ka konfirmuar edhe mjeku kujdestar. Për këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar dhe është hapur rast hetimi mbi vdekje”, ka thënë ai.