Policia jep detaje për aksidentin në Suharekë ku humbën jetën dy persona

Policia jep detaje për aksidentin në Suharekë ku humbën jetën dy persona

Kronika April 29, 2024 - 09:58

Dy persona kanë humbur jetën gjatë ditës së djeshme në një aksident trafiku, që ndodhi në Suharekë.

Policia, përmes raportit ditor, ka dhënë detaje të reja lidhur me këtë aksident tragjik.

Sipas raportit, e dyshuara femër kosovare, derisa ishte duke e drejtuar automjetin e saj, nga pakujdesia kalon në shiritin e kundërt të rrugës dhe goditet me motoçikletën, të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar.

“Si pasojë e aksidentit, vozitësi i motoçikletës, si dhe viktima (pasagjeri që gjendej në motoçikletë), mashkull kosovar, kanë vdekur në vendin e ngjarjes sipas konstatimit të mjekut kujdestar, kurse lëndime trupore kishin pësuar dy viktima femra kosovare, pasagjere në veturë”, njofton Policia.

Të njëjtat janë dërguar për trajtim mjekësor, ku njëra është liruar, ndërsa tjetra është ndalur për trajtim të mëtutjeshëm.

Me vendim të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Viktimat e këtij aksidenti, sipas Policisë, janë P.G. viti i lindjes 2004 dhe B.H., viti i lindjes 1993.