Gjendet pa shenja jete një person në Ferizaj
Foto: Zëri / Ilustrim

Gjendet pa shenja jete një person në Ferizaj

Kronika April 29, 2024 - 10:34

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në Ferizaj.

Rasti ka ndodhur të dielën, rreth orës 09:00.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor i Emergjencës, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës”, njofton Policia.

Trupi i pajetë i viktimës, pas shikimit të vendit të ngjarjes, me urdhër të prokurorit, u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.