Gjykata e dënon edhe me katër vjet të tjera burgim Dardan Krivaqën

Gjykata e dënon edhe me katër vjet të tjera burgim Dardan Krivaqën

Kronika April 29, 2024 - 11:47

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me katër vjet burgim Dardan Krivaqën, i cili kishte kryer vjedhje në një kazino.

Sipas komunikatës, bëhet e ditur se grabitja kishte ndodhur 12 vjet më parë.

Ndryshe, Dardan Krivaqa në muajin gusht u dënua me burgim të përjetshëm, pasi dhunoi dhe vrau një vajzë 18-vjeçare, e quajtur Marigona Osmani, e cila ishte bashkëshortja e tij.

“Me qëllim të përvetësimit të pasurisë se huaj të luajtshme e që vetes t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme, në atë mënyrë që në bashkëkryerje me përdorimin e kanosjes serioze kundër personit tjetër, ku i pandehuri i parë ka bërë roje, kurse dy të pandehurit e tjerë të maskuar, njëri me revole në dorë, kurse tjetri me një thikë, kanë hyrë brenda në kazino, kanë kërkuar nga personat të cilët ishin aty që të ulen në gjunjë, kurse nga i dëmtuari F.I. kanë kërkuar paratë dhe nga arka kanë marrë 1.500 € dhe largohen në drejtim të panjohur”, thuhet në komunikatë.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit D.K., për shkak të veprës penale “Grabitja”, nga Neni 255, paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1 dhe Nenin 23 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, përkatësisht trupi gjykues, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e të gjitha provave personale dhe materiale, të pandehurin D.K. e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej katër (4) vjetësh, i cili dënim do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

I pandehuri D.K. është shpallur fajtor sepse më 14 dhjetor 2012, rreth orës 04:50, në kazino “K.”, në rr. “…”, në Ferizaj me qellim te përvetësimit të pasurisë se huaj të luajtshme e qe vetes ti sjellin dobi pasurore te kundërligjshme, në atë mënyrë që në bashkëkryerje me përdorimin e kanosjes serioze kundër personit tjetër, ku i pandehuri i parë ka bërë roje, kurse dy të pandehurit tjerë të maskuar, njëri me revole në dorë, kurse tjetri me një thikë, kanë hyrë brenda në kazino, kanë kërkuar nga personat të cilët ishin aty që të ulen në gjunjë, kurse nga i dëmtuari F.I., kanë kërkuar paratë dhe nga arka kanë marr 1.500 € dhe largohen në drejtim të panjohur.

Ndërkaq, konform Nenit 363, paragrafit 1, nënparagrafi 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), i pandehuri A.L. lirohet nga akuza pasi që nuk është provuar përtej çdo dyshimi se i pandehuri ka kryer veprën penale në bashkëkryerje grabitja nga Neni 255, paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1 dhe Nenin 23 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), e përshkruar si: Sepse, më datën 14 dhjetor 2012 rreth orës 04:50, në kazino “K.”, në rr. “…”, në Ferizaj me qellim te përvetësimit të pasurisë se huaj të luajtshme e qe vetes t’i sjellin dobi pasurore te kundërligjshme, në atë mënyrë që në bashkëkryerje me përdorimin e kanosjes serioze kundër personit tjetër, ku i pandehuri i parë ka bërë roje, kurse dy të pandehurit tjerë të maskuar, njëri me revole në dorë, kurse tjetri me një thikë, kanë hyrë brenda në kazino, kanë kërkuar nga personat të cilët ishin aty që të ulen në gjunjë, kurse nga i dëmtuari F.I. kanë kërkuar paratë dhe nga arka kanë marrë 1.500 € dhe largohen në drejtim të panjohur.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt. /Zëri