Gjobitet shoferi në Ferizaj që drejtoi veturën nën masën mbrojtëse
Foto: Laura Hasani

Gjobitet shoferi në Ferizaj që drejtoi veturën nën masën mbrojtëse

Kronika April 30, 2024 - 11:12

Policia e Komunikacionit Rrugor në rrugën "Ahmet Kaçiku" në Ferizaj ka ndaluar shoferin 26-vjeçar, të njëjtit i janë shqiptuar gjobë 500 euro, pesë pikë negative, vazhdimin e masës mbrojtëse për gjashtë muaj, si edhe konfiskim i mjetit, transmeton Zeri.info.

“Policia e Komunikacionit Rrugor në rrugën ‘Ahmet Kaçiku’ në Ferizaj ka ndaluar shoferin S.M. (M/K) i moshës 26-vjeçar, i cili po drejtonte veturën e tij ‘Opel’ me targa vendore nën masën mbrojtëse, ku me ligjin e ri parashihet gjobë, vazhdim i masës mbrojtëse, pikë negative dhe konfiskim i automjetit”.

“Ndaj tij Policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej pesëqind (500) eurove, pesë (5) pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për gjashtë (6) muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Me këtë rast Policia fton qytetarët të bashkëpunojnë me ta për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion. /Zëri