Vdes një grua shtatzënë në spitalin e Prizrenit, Policia nis hetimet

Vdes një grua shtatzënë në spitalin e Prizrenit, Policia nis hetimet

Kronika May 04, 2024 - 08:41

Një vdekje e dyshimtë që ka ndodhur të premten në Spitalin e Prizrenit, po hetohet nga Policia.

Policia ka njoftuar se vdekja ka ndodhur në repartin e Gjinkelogjisë, ku sipas mjekëve viktima femër ishte pranuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, transmeton Zeri.info,

“Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri