Arrestohet një person në Viti, ia publikoi fotografitë një vajze në një grup të rrjetit social
Foto: Laura Hasani

Arrestohet një person në Viti, ia publikoi fotografitë një vajze në një grup të rrjetit social

Kronika May 05, 2024 - 09:18

Policia ka arrestuar një person në Viti, pasi që i njëjti dyshohet se ia ka publikuar disa fotografi një vajze në një grup të rrjetit social.

Sipas njoftimit të Polcisë thuhet se ngjarja ka ndodhur më datën 29.04.2024, rreth orës 20:00 në Viti, derisa i dyshuari është arrestuar dje nga Polcia, raporton Zeri.info.

“Më 04.05.2024 është arrestuar një mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se i ka publikuar në një grup të rrjetit social disa fotografi të natyrës eksplicite të viktimës femër kosovare të cilat i dyshuari ia kishte bërë gjatë bisedës me viktimën në rrjete sociale. Me vendim të prokurorit I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri