Aksidentalisht qëllon me armë zjarri një person, arrestohet i dyshuari në Rahovec
foto: Ilustrim

Aksidentalisht qëllon me armë zjarri një person, arrestohet i dyshuari në Rahovec

Kronika May 05, 2024 - 09:58

Një incident me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Xërxë të Rahovecit, ku një person derisa ishte në një lokal, ka plagosur aksidentalisht një person tjetër.

Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të shtunën, rreth orës 04:00 në Rahovec, raporton Zeri.info.

“Xërxë, Rahovec / 04.05.2024 – 04:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti derisa ka qenë në një lokal, aksidentalisht ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Po ashtu thuhet se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Zëri