Rasti i rëndë në Shkodër, familjarët e burrit: Alma merrte ilaçe për gjendje të rënduar emocionale
Familjarët e Ergys Arrazit kanë folur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër, ku 39-vjeçarja Alma Arrazi dyshohet se u mbyt në lumin Buna me tre fëmijët e saj.
Sipas tyre, Ergysi nuk i ka keqtrajtuar asnjëherë fëmijët. Ata shprehen se Ergysi dhe Alma kohët e fundit kanë pasur debate dhe se kjo e fundit merrte ilaçe për gjendjen e rënduar emocionale, raporton abcnews.al.
“Jemi të lënduar dhe tronditur, nuk ia falim nuses vendimin fatal që ka ndërmarrë duke i marrë jetën vetes dhe tre fëmijëve. Ergysi i kishte pikë të dobët fëmijët, ai nuk i ka keqtrajtuar asnjëherë, punonte gjithë ditën në dyqan celularësh për t’i dërguar në shkolla private. Çifti kohët e fundit kanë pasur debate dhe Alma merrte ilaçe në ambulatorin e lagjes për gjendje të rënduar emocionale, por këtë vendim as nuk mund ta imagjinonim”, thanë ata.