Për tri ditë Policia në Gjakovë konfiskon 70 motoçikleta
Foto: PK

Për tri ditë Policia në Gjakovë konfiskon 70 motoçikleta

Kronika May 06, 2024 - 21:15

Për tri ditë Policia e Gjakovës ka konfiskuar 70 motoçikleta, kjo për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe kundërvajtjeve tjera.

“Përveç masave ndëshkuese ndaj motoçiklistëve, gjatë këtyre tri ditëve janë shqiptuar edhe 402 gjoba të tjera për kundërvajtës të tjerë për: tejkalim të shpejtësisë, tejkalime në vendet e ndaluara, përdorim të telefonit gjatë ngasjes, mos vendosje të rripit të sigurisë dhe kundërvajtje tjera, si dhe janë konfiskuar 11 patentë shoferi”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë do të vazhdon me marrjen e masave të ndryshme preventive dhe ndëshkuese, gjithmonë me qëllim të ngritjes së sigurisë rrugore dhe parandalimit të aksidenteve, sidomos ato me pasoja të rënda. /Zëri