KFOR-i në Zveçan gjen një pushkë me 13 fishekë të varur në një pemë
Foto: Laura Hasani

KFOR-i në Zveçan gjen një pushkë me 13 fishekë të varur në një pemë

Kronika May 09, 2024 - 10:01

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Zveçan nga një njësi e KFOR-it në një pemë është gjetur e varur një pushkë me 13 fishekë kalibrash të ndryshëm dhe një gëzhojë.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 20:28, në Zveçan, raporton Zeri.info.

“Zveçan / 08.05.2024 – 20:28. Raportohet se nga një njësi e KFOR-it në një pemë është gjetur e vendosur/varur një pushkë me 13 fishekë kalibrash të ndryshëm dhe një gëzhojë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, duke përfshirë forenzikën, të cilët kanë sekuestruar armën dhe municionin. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti vazhdon të hetohet", thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri