Një burrë në Kamenicë dërgohet në mbajtje, pasi shkeli urdhrin mbrojtës dhe ia mori djalin ish-gruas
Kronika
May 16, 2024 - 09:35
Është arrestuar një burrë në Kamenicë, i cili kishte shkelur urdhrin e mbrojtjes ndaj ish-bashkëshortes së tij.
Sipas Policisë, ai edhe ia kishte marrë djalin, i cili më pas i është kthyer nënës së tij, transmeton Zeri.info.
“Më 15.05.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti kishte shkelur urdhrin mbrojtës të gjykatës ndaj viktimës femër, si dhe ia kishte marrë djalin, i cili më pas i është kthyer së njëjtës. Lidhur me rastin, i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri