Arrestohen dy persona dhe konfiskohen armë pas të shtënave në Pejë

Arrestohen dy persona dhe konfiskohen armë pas të shtënave në Pejë

Kronika May 16, 2024 - 11:10

Policia në Pejë ka arrestuar dy persona, për shkak se gjatë kontrollit janë sekuestruar tri armë, katër karikatorë, një çantë për armë, si dhe 46 fishekë.

Sipas njoftimit, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ditën e djeshme është njoftuar se në fshatin Lubeniq të Pejës ka të shtëna me armë, transmeton Zeri.info.

Të dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit të Shtetit, ndalohen për 48 orë. /Zëri

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Arrestohen dy persona të dyshuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës ose mjetit të rrezikshëm” Pejë, 16 maj 2024.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor Pejë, më 15.05.2024 është njoftuar se në fshatin Lubeniq – Pejë ka të shtëna me armë. Njësitet relevante të Stacionit Policor në Pejë menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, aty kanë identifikuar dhe arrestuar personat e dyshuar nga të njëjtit janë sekuestruar: • Një armë pistoletë “Sig sauer” kal. 9x19 mm, dy karikatorë të së njëjtës armë, një armë pistoletë ‘Zastava’ kalibri 6.35 mm, një karikator i së njëjtës armë, një armë pistoletë me gaz “Gap”, kal. 9 mm, një karikator i së njëjtës armë, dyzet e gjashtë (46) fishekë, kal. 9x19 mm, katër fishekë kal. 6.35 mm, një çantë për armë dhe bllombuesi i armës. Të dyshuarit, pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit të Shtetit ndalohet për 48 orë.