Gjobë 21-vjeçarit në Ferizaj, i vendoset masa mbrojtëse për një vit
Foto: Laura Hasani

Gjobë 21-vjeçarit në Ferizaj, i vendoset masa mbrojtëse për një vit

Kronika July 12, 2025 - 16:15

Policia në Ferizaj përmes njoftimit ka bërë të ditur se ka gjobitur një 21-vjeçar pasi që i njëjti  ishte duke vozitur 70 kilometra në orë në zonën ku kufizimi i lejuar ishte 40 kilometra në orë.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se qytetarim E.K. u ndalë në magjistralen Ferizaj – Kaçanik, të premten. raporton Zeri.info.

“Gjatë matjes së shpejtësisë është konstatuar se drejtuesi i automjetit, E.K. (21 vjeç), po qarkullonte me shpejtësi prej 70 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h. Për këtë kundërvajtje, shoferit i është shqiptuar një gjobë në vlerë prej 40 euro”.

“Gjatë verifikimit të mëtejmë në qendrën e komunikimit është konstatuar se ndaj tij, për shkak të akumulimit të 11 pikëve negative dhe kundërvajtjeve të përsëritura, që nga data 02.11.2023, është vendosur edhe një masë mbrojtëse shtesë prej 12 muajsh. Si rezultat, është bërë edhe konfiskimi i automjetit”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Po ashtu sioas PK-së thuhet se policia do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të intensifikuara në funksion të respektimit të ligjit dhe rritjes së sigurisë rrugore. /Zëri