
Gjobiten dy shoferë në Ferizaj për tejkalim shpejtësie
Të dielën rreth orës 16:00, Policia në Ferizaj ka ndaluar dy shoferë për kundërvajtje trafiku.
Sipas Policisë, shoferi A.H. (45 vjeç) u kap duke drejtuar veturën me shpejtësi me 104 km/h në zonë me kufizim 50 km/h, raporton Zeri.info.
Për këtë ai u gjobit me 300 €, 3 pikë negative dhe iu shqiptua masa mbrojtëse – ndalim i drejtimit për 6 muaj.
Ndërsa, shoferi tjetër ishte L.M., (20 vjeç) po drejtonte veturën me shpejtësi 89 km/h në të njëjtën zonë.
“Ai u gjobit me 200 €, 2 pikë negative dhe ndalim i drejtimit për 3 muaj. Gjatë verifikimit u konstatua se ai kishte masë aktive ndalimi nga 12.06.2025 deri më 11.09.2025. Për këtë shkelje të dytë, iu shqiptua edhe një gjobë prej 500 €, 5 pikë negative, ndalim shtesë i drejtimit për 6 muaj dhe iu konfiskua vetura”, thuhet në komunikatë. /Zëri