Theret me thikë një person në Prishtinë, dërgohet për trajtim mjekësor

Theret me thikë një person në Prishtinë, dërgohet për trajtim mjekësor

Kronika July 30, 2025 - 22:34

Një person dyshohet të jetë therur me thikë në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë.

Lajmin ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30.

“Viktima dyshohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Pllana

Tutje, ai u shpreh se po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që e karakterizojnë ngjarjen.