
Arrestohen dy persona në Vushtrri për armëmbajtje pa leje dhe posedim të substancave narkotike
Kronika
August 07, 2025 - 08:46
Policia e Kosovës të mërkurën ka arrestuar dy persona, të dyshuar për substanca narkotike dhe armëmbajtje pa leje.
Kjo u arrit pas një kontrolli policor të një veture në Vushtrri, ku të dyshuarve iu gjetën një elektroshok dhe substanca narkotike, raporton Zeri.info.
Sipas Policisë, të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, por që ndaj tyre janë iniciuar rastet “Armëmbajtje pa leje”, respektivisht “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike”.