
Aksidenti në Komoran: Një i lënduar është në intensivë, gjashtë lirohen për në shtëpi
Kronika
August 11, 2025 - 23:33
Gjashtë nga 10 të lënduarit në aksidentin e sotëm në Komoran janë lëshuar për trajtim në shtëpi.
Burime të Klankosova.tv nga Emergjenca bëjnë të ditur se një nga të lënduarit do ta vazhdojë trajtimin në Mjekimin Intensiv.
Po ashtu, të njëjtat burime thanë se një I lënduar tjetër, mjekimin do ta vazhdojë në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, kurse një është në observim ende në Qendrën Emergjente.
Si pasojë e këtij aksidenti, një person ka vdekur teksa ishin të përfshira gjashtë vetura.