![Ramadan Morina, i dyshuari për krime lufte në Burim të Malishevës arrin në gjykatë [video]](/uploads/zeri.info/images/2025/August/14/auto_ramadan-morina21755156734.jpg)
Ramadan Morina, i dyshuari për krime lufte në Burim të Malishevës arrin në gjykatë [video]
Kronika
August 14, 2025 - 08:14
Ramadan Morina, i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile, doli para Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku pritet t’i caktohet masa e paraburgimit.
Arrestimi i tij u njoftua këtë javë nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës.
Morina dyshohet se gjatë periudhës 29-31 mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim, Komuna e Malishevës. Ai po jetonte në Serbi dhe ishte me profesion taksist.
“Gjatë hetimeve janë siguruar prova materiale, duke përfshirë dëshmi të dëshmitarëve okularë dhe të mbijetuarve”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.
