Sekuestrohen dy armë zjarri në Ferizaj
Foto: PK

Sekuestrohen dy armë zjarri në Ferizaj

Kronika August 14, 2025 - 09:02

Policia e Kosovës të mërkurën, në dy raste të ndara, ka sekuestruar dy armë zjarri në Ferizaj.

Rasti i parë është ka ndodhur rreth orës 11:00, ku një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, raporton Zeri.info.

Në këtë rast të dyshuarit i është konfiskuar edhe një pushkë gjysmëautomatike dhe 9 fishekë.

Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur rreth orës 22:30, ku ishte raportuar se gjatë një ahengu familjar kishte pasur të shtëna me armë zjarri.

PK-ja njofton se në vendin e ngjarjes janë konfiskuar një armë dhe 6 gëzhoja.

Bëhet e ditur se në të dy rastet janë iniciuar veprat penale për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa në rastin e dytë edhe për “Përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm”. /Zëri