
Ushtroi dhunë fizike ndaj gruas, në pranga pejani
Kronika
August 14, 2025 - 10:22
Një rast i dhunës në familje është raportuar të mërkurën rreth orës 18:00 në Pejë, ku është arrestuar një mashkull.
Policia thotë se i dyshuari kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila ka pranuar edhe trajtim mjekësor.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet ndër të tjera. /Zëri