Aksident i rëndë në Finlandë, një shqiptar nga Kosova vdes në vendngjarje

Aksident i rëndë në Finlandë, një shqiptar nga Kosova vdes në vendngjarje

Kronika August 18, 2025 - 20:14

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Helsinki, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar rëndë.

“Jepi zë” merr vesh se i vdekuri në këtë aksident është shqiptar nga Kosova.

Policia finlandeze ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, ku një automjet me katër persona ka dalë nga rruga.

Njëri nga pasagjerët ka vdekur në vend, ndërsa dy të tjerë u dërguan në spital me lëndime të rënda.Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.