Kapet autori i vrasjes së 32-vjeçarit në Divjakë, zbulohet motivi i krimit

Kapet autori i vrasjes së 32-vjeçarit në Divjakë, zbulohet motivi i krimit

Kronika August 20, 2025 - 09:45

Policia e Fierit, pas disa orësh kërkim ka mundur të identifikojë dhe të verë në pranga autorin e vrasjes në zonën e Divjakës, në orët e para të mëngjesit.

Sipas të dhënave zyrtare, mësohet se është 25-vjeçari Xhesion Toromani personi që qëlloi disa herë me thikë 32-vjeçarin Besmir Kumria, duke e lënë atë pajetë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në një lokal në Kryekuq, kur Toromani ka mbërritur me makinë dhe ka shkuar menjëherë në tavolinën ku qëndronte viktima duke e qëlluar me thikë pa i thënë asnjë fjalë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi 25-vjeçari Toromani e ka vrarë shtetasin Besmir Kumria, pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat.

Toromani tashmë ndodhet në drejtorinë e policisë dhe akuzohet për “Vrasje me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”./a2cnn