
20-vjeçari në Prizren arrestohet për trafikim me lëndë narkotike
Kronika
August 20, 2025 - 19:42
Njësiti për hetimin e trafikimit me narkotik i Prizrenit bashkë me hetuesit e Suharekës kanë kryer kontrollin e një lokacioni dhe kanë arrestuar të dyshuarin A.Gj. mbi dyshimin për përfshirje në trafikim me narkotikë.
“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim: 42 doza qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë të përgjithshme 37.98 gram, një grinder/mulli, një telefon mobil etj”, njoftoi Policia.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Lidhur me rastin me aktvendim nga prokurori, personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.