Sulmoi fizikisht vajzën e tij, në pranga gjilanasi

Sulmoi fizikisht vajzën e tij, në pranga gjilanasi

Kronika August 21, 2025 - 08:45

Një rast i dhunës në familje është raportuar të mërkurën rreth orës 18:10 në Gjilan.

Për këtë rast është arrestuar një burrë, që dyshohet se e ka sulmuar fizikisht vajzën e tij.

Policia bën të ditur se viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

DHUNË NË FAMILJE

Gjilan 20.08.2025 – 18:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht vajzën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.