
Përleshje mes dy familjeve në Lipjan, arrestohen 10 persona
Një përleshje mes dy familjeve ka ndodhur të premten në Lipjan.
Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar 10 persona, ndërsa motivet e përleshjes janë ende të panjohura për policinë, transmeton Zeri.info.
“Janë arrestuar dhjetë të dyshuar meshkuj kosovarë, anëtarë të dy familjeve, pasi të njëjtit për motive ende të panjohura janë përfshirë në rrahje në mes veti dhe gjatë përleshjes dyshohet se kanë përdorur mjete të forta, ndërsa në posedim kanë pasur edhe një armë automatike e cila nuk është përdorur”, thuhet në raportin e Policisë.
Nga ky rast janë lënduar dy persona, ndërsa të arrestuarit janë në ndalim 48 orësh.
“Njësitet policore si dëshmi materiale kanë konfiskuar armën e cekur me dy karikatorë dhe 46-fishekë dhe mjetet tjera të përdorura. Si pasojë, lëndime kanë pësuar dy të dyshuar prej të cilëve njëri është liruar pas tretmanit mjekësor, ndërsa tjetri është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarve (përfshirë edhe të lënduarit) pas intervistimit, u është shqiptuar masa e ndalimit për 48-orë”, thuhet në raport./Zëri