
Aksident me fatalitet në Kllokot, vdes një këmbësor
Kronika
August 23, 2025 - 08:49
Një person ka vdekur pasi është goditur nga një veturë të premten në Kllokot.
Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person, i cili dyshohet se i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur viktimën mashkull kosovar-këmbësor, i cili ishte duke kaluar rrugën.
“Si pasojë viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QE-Gjilan, por për shkak të lëndimeve ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri