E mitura në Gjilan raporton se është dhunuar, arrestohet i dyshuari

E mitura në Gjilan raporton se është dhunuar, arrestohet i dyshuari

Kronika August 23, 2025 - 08:53

Një rast i dhunimit është raportuar të premten në Policinë e Gjilanit.

Një e mitur ka raportuar se gjatë mesit të muajit korrik të këtij viti ishte takuar me të dyshuarin mashkull kosovar dhe i dyshuari e kishte shfrytëzuar seksualisht.

“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me aktvendim të prokurorit kujdestar është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thotë Policia. /Zëri