
E zë vetura që ishte duke e riparuar, vdes një person në Obiliq
Kronika
August 26, 2025 - 09:54
Një rast i rëndë ka ndodhur të hënën në Obiliq.
Një person, derisa ishte duke punuar në automjetin e tij, ka pësuar lëndime, nga të cilat nuk ka mbijetuar.
“Viktima është dërguar për trajtim në QKUK dhe sipas mjekut kujdestar, i njëjti ishte pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.
Jozyrtarisht mësohet se viktima është një 38-vjeçar dhe të ndjerin e kishte zënë automjeti që e kishte ngritur me pajisjen për ngritje, të cilin ishte duke e riparuar. /Zëri