
Vdes gruaja që u godit nga vetura ditë më parë në Vragoli
Kronika
September 02, 2025 - 11:33
Një grua, e cila u aksidentua më 20 gusht në fshatin Vragoli, në rrugën nacionale Pejë - Prishtinë, vdiq mbrëmë në QKUK.
E ndjera ishte duke u trajtuar nën kujdesin intensiv që nga dita kur u aksidentua.
Rastin për Klankosova.tv e konfirmoi Shaqir Uka, shef i Intensives.
“Fatkeqësisht e lënduara ka vdekur mbrëmë, pasi nuk mundi t’u bëjë ballë plagëve të marra”, tha Uka.