
Dogana e Kosovës ndalon 275 njësi lodrash për fëmijë
Kronika
September 04, 2025 - 12:05
Dogana e Kosovës ka njoftuar se janë bërë inspektime në tregun e brendshëm dhe se janë ndaluar 275 njësi lodrash për fëmijë.
Sipas Doganës, për këto lodra ekziston dyshimi se cenojnë të drejtat e autorit dhe të pronësisë intelektuale, raporton Zeri.info.
“Dogana e Kosovës dhe Inspektorati i Tregut mbeten të përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta, si dhe do të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë me institucionet zbatuese të ligjit për të parandaluar dhe luftuar në mënyrë efikase fenomenin e piraterisë dhe falsifikimit në tregun e brendshëm”, thuhet ndër tjera. /Zëri