Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, Policia nis hetimet
Foto: Zëri / Ilustrim

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, Policia nis hetimet

Kronika September 09, 2025 - 09:37

Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së hënës në Prishtinë, shkruan Zeri.info.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës në raportin ditor, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, përderisa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori kujdestar, i cili edhe ka urdhëruar të iniciohet rasti dhe trupi i pajetë të dërgohet në obduksion.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Hetim i vdekjes

Prishtinë / 08.09.2025 – 20:30. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuat ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes, përveç njësive policore, ka dalë edhe prokurori, i cili ka urdhëruar të iniciohet rasti dhe trupi i pajetë të dërgohet në obduksion. Rasti po hetohet nga ekipet relevante policore. /Zëri