
Vrasje në tentativë, një person godet me makinë pesë të tjerë që po qëndronin në park
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Viti, shkruan Zeri.info.
Një person me veturën e tij ka goditur pesë persona, të cilët ishin duke qëndruar në park.
Policia e Kosovës, përmes raportit ditor, bën të ditur se këtë rast po e cilëson si “Vrasje në tentativë”.
Siç bëhet e ditur, i dyshuari është dërguar në mbajtje, përderisa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Vrasje e rëndë në tentativë
Viti / 08.09.2025 – 21:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti dyshohet se me veturën e tij i ka goditur disa persona, që ishin duke qëndruar në një park. Pesë persona kosovarë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes, përveç njësive policore, ka dalë edhe prokurori, i cili ka urdhëruar që pas inicimit të rastit i dyshuari të dërgohet në mbajtje. /Zëri