Tri raste të vdekjeve në vend, Policia nis hetimet
Policia e Kosovës ka nisur hetimin për tri vdekje të dyshimta, që kanë ndodhur në vend.
Sipas raportit 24-orësh, bëhet fjalë për komunat Zveçan, Gjilan dhe Prizren.
Viktimat janë dy burra dhe një grua, të gjithë shtetas të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
Zveçan / 01-05.03.2026 – NN. Më 05.03.2026 është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Gjilan / 04-05.03.2026 – NN. Pasi është raportuar se viktima femër ndodhet e shtrirë në oborrin e saj, lidhur me rastin njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Prizren /05.03.2026 – 13:20. Lidhur me rastin, viktima mashkull kosovar është dërguar në Spitalin Rajonal Prizren, ku ekip mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.