Zhduket një femër në Podujevë
Kronika
March 06, 2026 - 09:44
Një femër nga Podujeva është raportuar e zhdukur.
Sipas raportit 24-orësh të PK-së, ngjarja ka ndodhur më 3 mars, në orën 07:30, ku viktima është larguar nga shtëpia, derisa rasti tani është nën hetime.
“Rr. ‘Xhemajl Mustafa’, Podujevë / 03.03.2026 - 07:30. Është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj, rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri