Qytetari nga Istogu dorëzon në Polici kuletën që e gjeti me para dhe kartela bankare
Një qytetar nga Istogu ka dorëzuar në Polici një kuletë të gjetur me para dhe kartela bankare në Junik.
Sipas njoftimit të Policia e Kosovës, më 5 mars 2026 në Stacionin Policor në Junik është paraqitur qytetari Shpëtim Kabashi nga Istogu, i cili kishte gjetur një kuletë në qytetin e Junikut.
Në kuletë ndodheshin 445 funte angleze, 50 franga zvicerane, 10 euro, 42 mijë e 600 lekë shqiptare, si dhe pesë kartela bankare.
Policia bëri të ditur se më 6 mars ka arritur të identifikojë dhe të kontaktojë personin që kishte humbur kuletën. Ai është ftuar në Stacionin Policor në Junik, ku zyrtarët policorë ia kanë kthyer kuletën së bashku me të gjitha mjetet financiare dhe kartelat.
Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarin për veprimin dhe, siç thuhet në njoftim, për nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare. /Zëri
