Mashtrim online, viktimës nga veriu i Mitrovicës i tërhiqen 500 euro nga kartela

Mashtrim online, viktimës nga veriu i Mitrovicës i tërhiqen 500 euro nga kartela

Kronika May 03, 2026 - 09:31

Një rast i dyshuar i “hyrjes në sistem kompjuterik” dhe mashtrimit është raportuar në veri të Mitrovicës, ku një qytetare ka rënë pre e një skeme telefonike dhe online.

Sipas njoftimit, ankuesja femër kosovare ka pranuar një mesazh në telefon, ku i është kërkuar të japë të dhënat personale dhe bankare me arsyetimin se i kishte skaduar kartela bankare.

Pasi ajo ka dërguar të dhënat e kartelës dhe numrin personal, nga llogaria e saj bankare janë tërhequr 500 euro.

Pas raportimit të rastit, në konsultim me prokurorin kompetent është iniciuar procedura hetimore.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse policore.