Kosova ekstradon në Maqedoninë e Veriut një të dyshuar për trafik narkotikësh

Kosova ekstradon në Maqedoninë e Veriut një të dyshuar për trafik narkotikësh

Kronika May 07, 2026 - 13:59

Policia e Kosovës ka njoftuar se, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor dhe në koordinim me institucionet e drejtësisë, ka realizuar ekstradimin e një shtetasi të Maqedonia e Veriut nga Kosova drejt shtetit fqinj.

Sipas njoftimit, i dyshuari ishte arrestuar nga Policia e Kosovës pasi kërkohej nga INTERPOL-i me letërreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, për veprën penale “Posedim i paautorizuar, shpërndarje dhe shitje e substancave narkotike”.

Policia bëri të ditur se ekstradimi është realizuar në bazë të ligjeve në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Kosovë dhe atyre të Maqedonisë së Veriut.

Tutje, Policia e Kosovës theksoi se do të vazhdojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për parandalimin, hetimin dhe zbulimin e aktiviteteve kriminale, si dhe për gjurmimin dhe arrestimin e personave e grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit./Zëri