Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuari në Prizren
Foto: Policia e Kosovës

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuari në Prizren

Kronika May 15, 2026 - 09:04

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e personit në kërkim, Kujtim (Iftiman) Koqi, i lindur më 11.05.1989, në Prizren.

Policia, përmes njoftimit, ka bërë të ditur se i njëjti dyshohet për përfshirje në vepra penale, ndaj autoritetet kompetente janë në kërkim aktiv të tij, raporton Zeri.info.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e personit në kërkim, Kujtim (Iftiman) Koqi, i lindur më 11.05.1989 në Prizren.

I njëjti dyshohet për përfshirje në vepra penale, ndaj autoritetet kompetente janë në kërkim aktiv të tij. Çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e vendndodhjes së personit është i rëndësishëm për hetimet dhe trajtohet me konfidencialitet të plotë.

Qytetarët inkurajohen që çdo informacion relevant ta raportojnë në numrin emergjent 192 ose përmes linjës pa pagesë 0800 19999, si dhe në aplikacionin “Lajmëro Policinë”.