Aksident zinxhiror në Deçan, 11 të lënduar – të gjithë jashtë rrezikut për jetë
Njëmbëdhjetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur pak më parë në fshatin Prilep të Deçanit.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha për Zeri.info, se aksidente ka ndodhur sot rreth orës 18:00, në fshatin Prilep të Deçanit, ku në këtë aksident janë përfshirë tri vetura.
"Sot rreth orës 18:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Prilep- Deçan, në këtë aksident ishin të involvuara tri vetura dhe si pasojë e këtij aksidenti njëmbëdhjetë (11) persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar ne spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor"m tha Rugova.
Ndryshe sipas mjekëve mësohet se 11 të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë. /Zëri