Goditet për vdekje një 57-vjeçar nga një veturë në Tiranë
Kronika
May 19, 2026 - 11:59
Një aksident fatal ka ndodhur në Tiranë, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.
Sipas policisë, 26-vjeçari ka qenë duke e drejtuar veturën, ku e ka goditur për vdekje këmbësorin 57-vjeçar.
Viktima është transportuar në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është arrestuar nga policia, ndërsa materialet procedurale i janë referuar prokurorisë për veprime të mëtejshme.