Arrestohet ferizajasi me urdhërarrest aktiv, i gjendet armë zjarri
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, ka bërë të ditur se patrulla gjatë realizimit të një pike kontrolli në fshatin Sojevë të Ferizajt, ka ndaluar për kontroll një veturë të tipit Opel Meriva me targa vendore.
Sipas njoftiit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur gjatë ditë së djeshme rreth orës 23:25,në Ferizaj, raporton Zeri.info.
:"Gjatë verifikimit të pasagjerit, personi me inicialet L.T.(25 vjeç), kishte urdhërarrest aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, ndërsa posedonte me vete një armë zjarri-pistoletë me pesë fishekë.Në vendngjarje kanë dalë edhe njësitë reaguese ndërsa personi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar nga hetuesit", thuhet në njoftimin e PK-së.
Ndërsa e vendim të prokurorit të shtetit, inciohet rast për armëmbatje pa leje, ndërsa i dyshuari është dërguar për vuajtje të dënimit, burgim prej 20 ditësh, për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. /Zëri