Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF-në e Malishevës, policia jep detaje
Një person është dërguar pa shenja jete gjatë orëve të mbrëmjes në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë.
Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila bëri të ditur se njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke zhvilluar hetimet në koordinim me prokurorin e shtetit.
Sipas saj, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë do të dërgohet për ekzaminim mjeko-ligjor për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
“Rreth orës 19:35, përmes linjës telefonike kemi pranuar informatën nga QKMF Malishevë se një person mashkull i moshës madhore është dërguar pa shenja jete.
Njësitë relevante të Policisë i janë përgjigjur rastit dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit. Është inicuar rasti “Hetim i vdekjes” dhe trupi i pajetë do të dërgohet për ekzaminim mjeko-ligjor”, ka thënë Krasniqi.